Shqiptarët nuk po kalojne në Kakavijë, vjen lajmi i mirë nga Greqia: Ja si do lejohet kalimi i kufirit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një reagim të dytë për Dosja.al, njofton se pala greke ka premtuar zgjidhje të situatës.

Po ashtu njoftohet se autoritetet greke janë duke diskutuar për heqjen e detyrimit të bërjes, së testit por do pranojnë të gjitha ta që kanë kryer tamponin në 72 orët e fundit.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, njoftohet nga MEPJ.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*