Shqiptarët pa buke! Gjush Akullorja rrethuar ‘nga pjeshkat’ nis pushimet lu ksoze në Turqi tek Nusreti, 1300 dollarë bifteku

Ai që sot duhej të ishte përballë drejtësisë për shumë leje ndërtimesh që ka dhënë pa kriter, duke sjellë edhe një tr.agjedi me tërmetin e shkaktuar në 26 Nëntor, sot shijon pushimet në një nga restorantet më të shtrenjta në botë.

Bëhet fjalë, për atë që i ka duart akullore, Vangjush Dakon, i cili së fundmi është fotografuar teksa ka qenë duke drekuar në restorantin e Nusretit në Stamboll, Turqi, aty ku vetëm kripa që “pronari” i restorantit i hedh mishit kushton sa një muaj qira në Tiranë, ndërsa bifteku më i shtrenjtë shkon deri në 1300 dollarë.

Në redakisnë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur fotot ku Dako shihet nën shoqërinë e një vajze, e cila mendohet se është vajza e tij, teksa hyn në restorantin e Nusretit. Pamjet janë kapur nga një shqiptar që ka qenë i pranishëm në restorant.

E teksa shqiptarët, përpiqen të kursejnë disa të holla për pushime në bregdetin e Gjushit që aq shumë ai e ka trumpetuar, Dako ia mbath në Turqi, me xhepin plot me lekë dhe i pashqetësuar fare sesa dëm ka bërë me lejet e ndërtimeve që ka dhënë në Durrës.

Lum Gjushi dhe mjerë shqiptarët.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*