Shtepia 220 mijë euro në mes të Tiranës tek milionat e prindërve, çfarë iu konfiskua ish-të dashurit të Viola Spiros, i njohur si “Zoti i d rogës”

Prokuroria e Posaçme kundër Korr.upsionit dhe Kr.imit të Organizuar ka kërkuar të konf.iskohen shtatëmbëdhjetë pasuri, që i përkasin Valentin Selajt dhe të afërmve të tij.

Sipas SPAK-ut, Valentin Selaj është protagonist në tra.fikun e lëndëve nar.kotike dhe anëtar i një grupi që tra.fikoi ko.kainë në Europë.

Pasuritë që prokurorët mendojnë se burojnë nga dr.oga janë sipërfaqe toke të konsiderueshme, shtëpia e prindërve të Selajt, të cilin media italiane e etiketoi si ‘zoti i ko.kainës’, garazhe, automjete, njësi shërbimi dhe llogari bankare.

Njëra nga pasuritë gjendet në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë dhe është një apartament që u ble nga Selaj gjatë vitit 2017, në vlerën e 220 mijë eurove.

Në njoftimin zyrtar, SPAK përcjell bashkëpunimin me Prokurorinë holandeze që hetoi gjashtë shtetas, mes tyre edhe Selajn, për trafik, pa.strim parash dhe organizatë kr.iminale. Të huajt vunë në dijeni prokurorët shqiptarë për dyshimet se një pjesë të fitimeve që burojnë nga tr.afiku i ko.kainës, Selaj i investoi në Shqipëri, sikurse edhe rezultoi nga hetimi pasuror i nisur dy vite më parë. Në një nga aksionet policore, Valentin Selajt dhe bashkëpunëtorëve të tij iu bllokuan 97 kilogramë k.okainë dhe 16 kilogramë h.eroinë.

Hetimi me disa prokurorë zbuloi se grupi përdorte linjën nga Amerika Latine, në portin e Amsterdamit e më tej ia shpërndante ngarkesat Anglisë dhe Italisë, ku gjatë një operacioni antidr.ogë Selaj ra në pr.anga së bashku me partnerët në kr.im. Valentin Selaj njihet edhe si ish-i dashuri i gazetares Viola Spiro. Kohën kur Selaj ra në p.ranga, ata ishin një lidhje dashurie bashkë.

HETIMET

Sipas letërporosisë, nga hetimet e kryera në Holandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk, prej disa vitesh kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Objekti i letërporosisë ka qenë kryerja e verifikimeve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri, si dhe kryerja e verifikimeve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojnë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të, Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit) kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

viola-spiro-i-dashuri-1 valentin

Mbështetur në faktet e lartpërmendura, aktivitetin e dyshuar kriminal të shtetasit Valentin Vasil Selaj në Holandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, pasuritë e konsiderueshme të paluajtshme e të luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas, lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri kanë ardhur si produkt i aktivitetit kriminal.

17 PASURITË E SEKUESTRUARA

1. Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Arë + truall. Këtë pasuri, shtetasi Valentin Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prindërit).

2. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2-katëshe, me sipërfaqe 187 m2.

3. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are.

4. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dykatëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është regjistruar më datë 10.02.2016.

valentin-selaj

5. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjja “Besëlidhja” Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë “Njësi Shërbimi”, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në datën 27.02.2013. Pasuria është regjistruar më datë 10.02.2016.

6. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë arë.

7. Pasuria me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë “Arë + truall”. Këtë pasuri, shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj.

8. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh.

9. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh.

10. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh.

11. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë.

12. Pasuria me adresë Rrilë Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri, shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S.

13. Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë rruga “Bajram Curri” Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e regjistrimit të pasurisë 02.05.2017. Këtë pasuri, shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumën 220 000 Euro.

14. Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveturë, marka “Daimler Chrysler”, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003. Këtë automjet, shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 euro.

15. Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 euro.

16. Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.

17. Shoqëria “Aleks Selaj”, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet “Hotele dhe struktura të ngjashme”, me status aktiv prej 11/02/2016.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*