Situate al armante! Rriten serish rastet me koronavirus ne Shqiperi, ja cpo ndodh

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 66 raste me koronavirus në vendin tonë. Prej ditësh tashmë vendi ynë po regjistron shifra të larta të rasteve pozitive me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Durrës. Burime për Faxweb bëjnë të ditur se dy persona janë infektuar janë personel mjekësor si dhe 4 janë nga kontaktet e mëparshme.

Ndërkohë në qytetin e Elbasanit është konfirmuar një tjetër rast me Covid-19. Personi është jurist në universitetin “Aleksandër Xhuvani.”

Sakaq dje materniteti i Vlorës ka mbyllur shërbimet dhe të gjithë janë futur në karantinë pasi dy sanitare kanë dalë pozitive me koronavirus, përkatësisht dy motra. Nuk përjashtohet frika për urgjencën pasi djali i njërës prej sanitareve punon infermier në urgjencë e Vlorës.

Dy sanitaret së bashku me djalin janë vetëizoluar, ndërsa një ditë më parë dolën pozitivë edhe dy pacientë në repartin e patologjisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*