Spitali na mori ne q.afë! Silva Bino flet troç: Mjekët e QSUT kanë tangërllëk, nuk i vënë maskat. Ata janë

Rreth dy javë më parë QSUT u kthye në një vatër infe ksioni, ku një pjesë e stafit mjekësor u infektua me Covid, duke u kthyer edhe në transmetues tek pacientët.

Lidhur me këtë situatë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Inf ektive në ISHP, Silva Binio, e arsyeton se nuk janë zbatuar masat e sigurisë nga bluzat e bardha.

“Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por s’mund të themi vatër.

Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rre zikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre.

Kjo lidhet me edukimin e tyre për tu mbrojtur. Po të ishte kështu do ishin inf ektuar të gjithë poliklinikat e vendit. Nuk kemi patur grumbullime të stafit që të kemi pasur sh përthim epidemik. Institucioni shëndetësor nuk duhet të jetë një vend ku pacienti shkon për tu kuruar dhe sëmuret.

Kjo ka ndodhur përpara 2 javëve dhe ne jemi përpjekur ta adresojmë së bashku me QSUT e cila ka ngritur edhe një grup hetimi. Tani po përfundojmë bashkërisht hetimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. Dua të them se problemi kryesor ka qenë moszbatimi i rregullave të kontrollit të infek sionit.

Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita profesorët. Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e dety rueshme.

Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim strikt në mënyrë që masat e kontrollit të inf eksionit të zbatohen”, tha Bino.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*