Tani te gjithe mund te bejne tamponin! Ja cmimet qe duhet te paguani ne spitalet private shqiptare

Rrjeti Laboratorik ALNET, pjesë e Spitalit Amerikan së shpejti pritet që të fillojnë me marrjen e analizës së gjakut që do të përdoret për testet serologjike që tregojnë nëse jeni prekur apo e keni kaluar Covid-19 me një çmim prej 4 mijë lekësh.

Pas pak ditësh do të nisë edhe analiza molekulare, ose ajo që njihet si marrja e tamponit. Ka pasur shumë hamendje rreth çmimit të kësaj analize në laboratorët private.

ALNET l ka përcaktuar tashmë çmimin fiks të kësaj analize. NewsBomb ka mësuar se çmimi i tamponit do të jetë 95 euro në të gjithë degët e ALnet, pjesë e Spitalit Amerikan.

Shefja e rrjetit të laboratorëve në Spitalin Amerikan, Dr. Albana Daka ka treguar për TV Klan se: Do të fillojmë testet serologjike të kompanisë Roche e cila është kompania me sensibilitetin me të lartë që është testuar në gjithë këto muaj. Është parë që sensibiliteti i metodës së antikorpeve të kompanisë Roche është shumë afër rezultateve molekulare. Një rezultat serologjik dhe kur aparati është i besueshëm brenda dy orësh është gati.

Mjekja Daka ndër të tjera ka theksuar se javën e ardhshme ALNET do të ofrojë për qytetarët edhe testin molekular apo siç njihet ndryshe testi i tamponit i cili tregon a jeni me koronavirus.

“Ne si laborator i kemi gati me të gjitha kushtet, me infrastrukturën pra me kushtet e biosigurisë dy dhe tre, me stafin e dedikuar për 24 orë. Padyshim të gjitha këto do t’i vëmë në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë që të hënën dhe mendojmë që nëse testet do të bëhen të mundura që të vijnë javën tjetër (testet molekulare) ne fillojmë menjëherë nga puna dhe kemi staf 24 orë”, shprehet ndër të tjera doktoresha.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se analizat për COVID-19 në strukturat private mund të kryhen për arsye pune apo udhëtimi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*