Trishtuese! Rëndohet bilanci nga koronavirusi, ndërrojnë jetë 2 persona brenda pak oresh(Mosha)

Gjatë orëve të fundit një pacient 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht perpjekjeve të stafit mjekësor.

Pas një rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbij etojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik. 67-vjeçari vua nte nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vua nte nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë. Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjecarja nuk mundi të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë.

Nga fillimi i epidemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*