U nda nga gruaja, këngëtari Stine tregon arsyen rr.ëqethëse: Nuk doja që vajza ime të

Jeta e tij private shpesh është lajmi kryesor i medieve rozë.

Disa muaj më parë këngëtari i njohur Stine u divorcua nga partnerja e tij me të cilën ka dhe një vajzë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Stine deklaroi se i kishte dhënë fund martesës me Gracielën, ndërsa së fundmi tregoi edhe arsyen.

‘Më mirë të ndahesh dhe të mos shohë vajza situata çdo ditë sesa të rrish bashkë për hir të vajzës dhe vajza të shohë trauma aty përditë’, u shpreh këngëtari, i cili zbuloi se me Gracielën takohet shpesh dhe kanë marrëdhënie të mirë.

I pyetur nga moderatori Kastro Zizo, këngëtari tregoi se nuk ka krijuar asnjë romancë dhe se është i fokusuar te puna.

‘Fokusim vetëm tek puna. Puna është romanca më e bukur. Nuk kam as edhe një romancë, jam vetëm tek puna. Po të merrem me fermat unë, nuk punoj dot. Do ngeli albumi prap pa dalë’, tha ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*