U nis nga Durresi per Itali me traget, shqiptari ala rmon pasagjeret, del me koronavirus

Mediet italiane kanë raportuar se në Poliklinikën e Barit janë shtruar dy persona të inf ektuar me COVID-19, ku mes tyre është një shqiptar. Mësohet se shqiptari kishte udhëtuar së fundmi me traget nga Shqipëria drejt Barit dhe pas bërjes së analizës rezultoi i inf ektuar. Ai ishte nisur nga Durrësi drejt shtetit italian, duke u bërë kështu një rr ezik për të gjithë udhëtarët.

“Dy raste të reja pozitive me Covid-19 aktualisht janë shtruar në Poliklinikën e Barit. Është një person me kombësi bullgare, që ka mbërritur mbrëmë me makinë, dhe një person i dytë i inf ektuar që mbërriti në Bari nga Shqipëria me traget. Prandaj, ne do të duhet të kontrollojmë dhe testojmë të gjithë pasagjerët që udhëtuan në atë traget” tha kreu i i Rajonit të Puglia, shkruajnë mediet italiane.

Deri më tani në Itali janë shënuar 34,514 vik tima dhe 238,159 të inf ektuar që prej fillimit të shpër thimit.

Burimi:bari.ilquotidianoitaliano.com

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*