U tha se m.byti në det 17 vjeçaren gjatë xhiros me skaf në Velipojë, Indrit Bajraktari merr lajmin tr.ondites

Gjy.kata ka lënë në b.urg Indrit Bajraktarin, të riun me të cilin po bënte xhiro në det në Velipojë, 17 vjeçarja Enisa Doda e cila ra në det dhe u m.byt.

Sipas mjekësisë ligjore, vajza ka vd.ekur si pasojë e mb.ytjes teksa hetimet thonë se i riu që ishte në skaf me të, nuk i ka dhënë asnjë ndi.hmë por ka nxituar të dalë nga deti dhe më vonë ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pronari i skafit ka pohuar se dy të rinjtë kanë kërkuar me qera skafin për 30 minuta teksa pak më vonë, një pushues i tha pronarit se një nga të rinjtë po mb.ytej.

Pronari hyri në det dhe ka vënë re Indritin teksa po dilte me not i vetëm. Menjëherë e ka pyetur se ku ishte vajza, por Indriti i ka thënë se ajo ka takuar në breg xhaxhain e saj dhe ishte me të. Pronari ka dy.shuar teksa i riu ka tentuar të largohet, por ai nuk e ka lejuar dhe i ka kërkuar Indritit ta çojë aty ku është vajza.

Së bashku, kanë ecur për 20 minuta ndërsa pas kësaj, pronari ka telefonuar menjëherë policinë e cila ka ndaluar Bajraktarin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*