U zhd.uk para 20 vitesh pasi iku me traget në Itali, i biri kërkon 3 herë pasurinë e të atit (HISTORIA)

U zhd uk nga data 16 janar 1999, pasi hipi në një traget nga Durrësi për në Brindizi, për të hu mbur pa gju rmë, i biri kërkon për të tretën herë shpalljen e tij të zhd ukur si dhe caktimin e tij në cilësinë e pasurisë së të atit.

Armand Kamberaj, djali i të zhd ukurit Eduart Kamberaj, ka bërë deri më sot, në vitet 2016, 2018 dhe ditët e fundit sërish kërkesë për të atin, që u zhd uk pa gjurmë në moshën 40-vjeçare.

Shtetasi Armand Kamberaj, i datëlindjes 2.2.1988, ka kërkuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shpalljen të zhd ukur të të atit, shtetasit Eduart Kamberaj, i datëlindjes 15.11.1965, nga data 16.1.1999, si dhe caktimin e tij në cilësinë e kujdestarit të pasurisë së tij dhe kërkesat janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Historia e zhd ukjes

Zhd ukja e tij është e njëjtë me atë të shumë shqiptareve. Në mars 2006, e motra Kozeta, u bën apel shqiptarëve kudo që ndodhen që të gjenin ndonjë të dhënë për vëllanë e saj të hum bur. “Quhet Eduart Kamberaj. Vëllai im që në 16 janar të 1999 është larguar nga Shqipëria me Tragetin Iliria dhe nga ajo ditë kanë kaluar 7 vite dhe nuk është dëgjuar prej tij asgjë. Mamaja e Eduartit Shpresa dhe babai i Eduartit tashmë janë të sëmurë dhe kërkojnë me çdo kusht të dinë për Edin nëse është gjallë. Eduarti është i moshës 40 vjeç, sy bojëqielli, i gjatë 1m e 78 cm, i lindur në Tiranë (te Lagja 2 “Brryli”), ka qenë i martuar me Luljeta Sinovarfin dhe ka dy djem, Oltjoni dhe Armandi, të cilët ndodhen në Greqi”-apelonte Kozeta, 13 vite më parë.

Duke iu përgjigjur interesimit të një shqiptari për të vëllanë e h umbur, Kozeta jep edhe hollësi se pse ishte larguar Eduarti nga Shqipëria: ‘Eduarti ka shkuar ilegalisht me tragetin e Durrësit ‘Iliria’ për në Brindizi të Italisë. Policia Italiane nuk dinte gjë, është pyetur. Gjithashtu Interpoli, Policia Shqiptare, të gjitha janë njoftuar. Ai ishte divorcuar nga e shoqja Luljeta Sinovarfi, se ai te ikte i tha se do të marr kalamajtë dhe do të shkoj ne Gjermani ku i vëllai i saj ndodhet. Në fakt ajo shkoi në Greqi dhe u martua. Nuk deshiron që fëmijët të mbajnë kontakt me gjyshin dhe gjyshen, nuk ma bën zemra të mendoj keq. Vetëm se fjalet që ajo tha një jave pasi ne po kërkonim për Edin ishin: Mos u mërzisni se Edin s’e gjen gjë.

Personi që i mori lekët dhe e hipi në traget tha se ka mbërritur mirë. Është marrë në pyetje nga autoritetet Italiane dhe nuk ka thënë gjë. Vetëm se e thotë se ka mbërritur mirë, por ai nuk ka telefonuar. Një gjë që na bën të kemi shpresë është se përpara se të nisej, ishte shumë i dësh përuar nga ndarja me të shoqen. Ka thënë nëpër të aferm se do të largohem dhe nuk do të bëhem i gja llë pesë vjet. Një person në Tiranë me emrin Bashkim Brojka para katër vitesh i thotë babait se Edi është shëndoshë e mirë dhe është martuar. Ndodhet në Ausburg të Gjermanisë. Edi ishte tip i dashur. Si ka mundësi që mos të bëhet me prindërit. Nuk e di se çfarë të mendojmë’-shkruante Kozeta

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*