Va.ksina ndaj koronavirusit/ Mjeku Ulqinaku jep lajmin e keq: Pse Shqipëria do jete ndër shtetet e fundit që do e marrë

Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku ka qenë i ftuar në ABC news, mëngjesin e kësaj të enjtje ku ka folur për situatën nga Covid-19.

Sa i përket aludimeve se mund të ketë një rritje të rasteve në muajt shtator-tetor, ai tha se nuk do të ketë trend në rritje në këto muaj, por theksoi se periudhat më të rre zikshme mbetet mesi i dimrit dhe verës për arsye se njerëzit qëndrojnë në ambiente me ajër të kondicionuar.

“Ka disa vende që presin rritje në muaj në vazhdim, por kjo mund të ndodhë atje ku nuk ka organizim si në Indi, por jo në Kinë ku ka të tjera standarde.

Në Shqipëri parashikoj një situatë të qetë në vjeshtë dhe në fillim të dimrit. Unë i trembem temperaturave ekstreme që i detyron njerëzit të qëndrojnë grumbull në ambiente të mbyllura dhe me kondicioner”, tha Ulqinaku.

Lidhur me vaksinën kundër koronavirusit, ai u shpreh se Shqipëria do të jetë ndër vendet e fundit që do të marrin vaksi nën për shkak se shtetet e fuqishme po lëvizin më shpejt dhe porosisin doza më të mëdha.

“Unë mendoj që Shqipëria do të jetë ndër vendet e fundit që do të marrin va ksinën, pasi shtetet e fuqishme lëvizin më shpejt dhe marrin masa dhe doza të mëdha. Nuk mundemi ne të depertojnë në tregjet e fuqishme që tani“, deklaroi ai./CNA.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*