“Vajzat e mia i shkollon Allahu”, momentet e tm errit në Kamëz. Babai besimtar kër cënon vajzat me ar më! Si e ndaloi policia

Kanë qenë minuta tme rri ato të paradites së kësaj të mërkure në Kamëz, ku në banesën e Ronald Kryemadhit është luajtur një skenë e padëgjuar. Babai i dy vajzave ngriti në këmbë policinë e Shtetit, pasi një patrullë e komisariatit nr.5 shkoi për t’a shoqëruar për në gjykatë, pasi ai nuk kishte pranuar të paraqitej vullnetarisht.

Sapo efektivët kanë hyrë në oborrin e banesës së tij, Kryemadhi, ka nxjerrë ar mën e tij tip pistoletë, dhe i ka kër cënuar efektivët. “Do t’ju v ras po erdhët më këtu”, mësohet të ketë thënë Ronald Kryemadhi, i tha Dosja.al, një burim tejet i afërt me ngjarjen.

Në këtë moment, ai ka hedhur ar mën jashtë dhe ka hyrë brenda. Policët e Patrullës të ala rmuar, kanë raportuar në radio për përforcime. RENEA, efektivë të FNSH-së por edhe vetë drejtori i Policisë së Tiranës, shkuan jashtë banesës së Kryemadhit. Aty është bërë rrethimi i banesës së tij, dhe negociimi.

Përgjatë 40 minutave ku RENEA ka kërkuar që Ronald Kryemadhi të dorë zohej, ky i fundit, ka kërc ënuar se do të vr iste vajzat dhe policinë. Shkaku i konf liktit ka nisur në muajin qershor 2019, kohë kur, familja e tij e ka aku zuar Kryemadhin për dhu në në familje. Kryemadhi njihet si një besimtar radikal i fesë islame. Burime i thanë Dosja.al se ai i pengonte vajzat të shkonin në shkollë pasi sipas tij, “i shkollon Allahu”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*