Vëllai i tij mori borxh para disa vitesh, por vëllait tani i bie pika kur mëson se…historia e pab esueshme

Një qytetar, është përballur së fundmi me përmbarimin privat i cili kërkon t’i marrë shtëpinë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë për borxhin e të vëllait, edhe pse nuk ka asnjë lidhje ligjore me këtë detyrim.

Fjala është për vëllezërit Naim dhe Avni Noka. Naim Noka ka një borxh për të paguar dhe përmbaruesi privat Fatos Alimadhi e.k.z.ekutoi vendimin gjyqësor para disa vitesh duke i marrë shtëpinë dhe e nxorri në ankand për ta shitur.

Nga shitja e banesës në ankand, 32 mijë Euro ishte diferenca e mbetur e borxhit që duhej t’i ishte kthyer Naim Nokës nga përmbaruesi privat Fatos Alimadhi. Kjo shumë parash u përvetësua në mënyrë të paligjshme nga përmbaruesi dhe nuk u kthye. Për shkak të këtyre mashtrimeve, Fatos Alimadhi u arrestua në muajin Shkurt të vitit 2018 dhe u dënua nga gjykata.

Kamera e fshehtë kur në banesën e Jonida Dushës shkoi përmbarimi me 20 forca policore:

Denoncuesja: Ka mundësi, që ti t’më japësh njoftim, që ti të vije këtu?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Hiqi fëmijët të lutem, se s’…

Denoncuesja: Ça t’i bëj fëmijës? C’është kjo? Fëmijën kam për ta çuar në shkollë, kam librat brenda. Je në terezi të kokës ti? Ore nuk ka sens, të vish këtu me 20 policë, me fëmijën këtu përballë, ore është terror psiqik.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Çoje fëmijën!

Denoncuesja: Ku ta çoj fëmijën, moj?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Po çoje pra, sa të mbarojmë procedurat!

Denoncuesja: Edhe njëherë, më ke ardhur pa njoftu fare moj, o shoqe… Më fal, respekt! Pa njoftim fare, pa njoftim, çfarë duhet të bëj unë? Ku t’i çoj fëmijët, ouuu…?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Po mos m’u drejto ashtu, moj!

Denoncuesja: Po, s’ka sens mo!

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Me mua po komunikon normalisht tani, të lutem!

Denoncuesja: Po më vjen inat, se të kam ardhur, të kam bërë ankesë ty në rajonin e policisë, e ti… Çfarë? S’ke bërë asgjë.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Ke bërë ankesë?

Denoncuesja: Ti mbron këta.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Ke bërë ankesë?

Denoncuesja: Edhe unë po sqaroj diçka.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Hë pra, urdhëro!

Denoncuesja: Unë dua njoftimin, që këtu do vini ca njerëz.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: O, ti zonjë, nuk e bëjmë ne njoftimin e bën…

Denoncuesja: Po kush e bën këtë njoftim? Po atëherë, po më drejtohesh ti?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Ku e ke pyetjen për mua?

Denoncuesja: Pyetja është: Juve, që vini këtu, a keni njoftim?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Mbaj unë përgjegjësi për veprimet e mia këtu.

Denoncuesja: Shumë bukur! Ai zotëria, që bën veprimet atje, a ka ndonjë njoftim?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Më vjen keq more!

Denoncuesja: Zotëri! A ka mundësi t’më japësh një njoftim, që ti do sabotosh pronën këtu?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Jeni njoftuar në mënyrat zyrtare, që parashikon ligji.

Denoncuesja: O shok! S’kam asnjë njoftim!

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Unë nuk ju njoh fare! Unë ty tashi…

Denoncuesja: Ja more, ku e ke, njihe more, njihe! Po jam unë ore zotëri, jetoj unë këtu mo! Ore një sekondë! Si s’jam pa proces mo? Unë jam me vendim gjykate, o shok! Shihe a ka mundësi ta shohësh ti këtë? Ja!

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Unë të thashë -ma jep! Ti më the- jo unë s’ta jap!

Denoncuesja: Unë jam palë e tretë, jam poseduesja e Avni Nokës. Unë jetoj këtu me vendim gjykate nga Avni Noka. Çfarë dreqin do ti tani, t’mos më njoftosh mua? Ku ti çoj fëmijët, o zotëri? Ti me ligj e ke një muaj, do më japësh zgjidhje për një muaj, të gjej strehim! Je në terezi të kokës, çfarë veprimesh bën?

Znj. Jonida Dusha thotë për emisionin “Stop” se pasi përmbaruesi privat dhe forcat policore u larguan nga banesa e saj, ajo ka vënë në dijeni instancat shtetërore për veprimet e paligjshme, por ende nuk ka marrë një përgjigje sot e kësaj dite.

Denoncuesja Jonida Dusha: “Nuk kisha asnjë lloj informacioni, isha komplet e papërgatitur. Në datën 8 ora 10:00 m’u paraqitën 20 policë, njerëz të panjohur. U kërkova ‘kush jeni’, fëmijët u terrorizuan. Katër furgona policie poshtë, nuk kuptova çfarë kisha bërë. Nuk më dhanë asnjë sqarim. Në datën 8 jam drejtuar të gjithë instancave; Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit, SHKB-së për gjithë veprimin policor që është bërë atë ditë duke i vënë në dispozicion faktet dhe dokumentacionin që kisha unë. Nga ai moment, nga data 08.03, deri sot asnjë institucion nuk është vënë në lëvizje”.

Si përfundim, për shkak të një borxhi të mbetur prej 20 milionë Lekësh të vjetra të Naim Nokës, përmbaruesi privat kërkon t’i marrë banesën vëllait të tij Avni Noka, i cili nuk ka asnjë lidhje ligjore me këtë borxh?!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*