Vetëfl ijimi per tu ringjallur, Blerta Josifi del nga spitali psikiatrik, familjaret e saj bejne veprimin e madh

Pas më shumë se një muaji e shtruar, Blerta Josifi, e mbij etuara e vetme e familjes ka lënë ditën e djeshme ambientet e spitalit Psikiatrik të Tiranës, ku edhe kurohej që prej 2 korrikut. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e 34-vjeçares tani është e mirë dhe ajo është marrë për të jetuar nga të afërmit e saj.

Këta të fundit, premtuan se të renë do ta mbanin në shtëpinë e tyre, pasi sipas tyre ajo nuk mund të kthehej sërish të jetonte në banesën ku nëna dhe motra e saj ndërruan jetë.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tr onditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos, rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e v dekur të dy grave kanë “bashkëjetuar” për muaj me banorët e lagjes.

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vd ekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e paj etë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos mbante erë.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Pas zbulimit të ngjajrjes, Prokuroria nisi hetimet lidhur me “sektin” në të cilin bënin pjesë tre gratë e familjes Josifi por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë nga puna e hetuesëve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*