Vjen kthesa e papritur, ja çfarë ndodh nesër në Shqipëri

Reshjet e shiut kete te shtunë ishin prezente fillimisht në zonën e juglindjes dhe prej orëve të mesditës u shtrine në pjesën më të madhe të vendit (përjashtuar zona e veriperëndimit).

Përmirësim i lehtë pritet të vijë gjatë ditës së Diel me më tepër orë me kthjellime por edhe alternime vranësirash.

Në relievet kodrinore-malore këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Por, sa i përket vijës bregdetare – ndryshe nga dita e shtunë – parashikohet që të ketë më tepër orë me diell për ata që tashmë ndodhen me pushime.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*