Vjen lajmi i keq për shqiptarët, pas disa oresh vjen ndryshimi i madh, ja si prekemi ne

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore më të freskëta të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Shtunë dt 04 Korrik 2020

E Shtunë dt 04 Korrik 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonat malore pjesërisht në zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 16/31°C

Zonat e ulëta 20/35°C

Zonat bregdetare 21/32°C

E Shtunë dt 04 Korrik 2020

Kosova për ditën e Shtunë dt 04 Korrik 2020 moti do të jetë me vranësira dhe rrebeshe shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 29°C gradë Celcius.

E Diel dt 05 Korrik 2020

E Diel dt 05 Korrik 2020 moti do të mbetet i pastabilizuar pra vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu me stuhi në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 15/29°C

Zonat e ulëta 18/33°C

Zonat bregdetare 20/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*