Zbulohet plani i Joe B.iden për Kosovën dhe Shqipërinë! Ne do ti ndihmojme ata per..(FOto)

Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden, e ka publikuar një plan disa pikësh, ku ka shpalosur se do të jenë marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në letrën e dërguar nga komiteti shqiptaro-amerikan, Biden thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakth.yeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Më tej, Biden thotë se duhet të anulohet qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke rivendosur drejtësinë dhe barazinë në marrëdhëniet mes tyre dhe duhet punuar drejt një bashkëpunimi më të madh.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu Biden thotë se do të mbështesë dë.nimin e kr.imeve në Kosovë, dhe do të kërkojë drejtësi për të zhd.ukurit, duke përmendur edhe vëllezërit Bytyqi.

Ndër të tjera, përmend edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe hapat për integrimin në Bashkimin Evropian, përfshirë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Joe Biden po ashtu ka treguar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.

Në letër thuhet po ashtu se do të përkrahë Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*