Zi e më zi! Arjan Çani e thote troc Ramën: Nuk ka më keq, ja cfare pritet te ndodhe ne vend

Gazetari i njohur Arian Çani është shprehur se Rama do të vazhdojë ta mbajë timonin me një fuqi edhe më të madhe se sa kur e mori në vitin 2013.

Çani shtoi se me humor se tashmë timoni ka frikë të kthehet majtas-djathtas, vazhdon ecën dhe se Rama nuk shfaq shenja të humbjes së kontrollit.

“Kam përshtypjen se Rama vazhdon ta mbajë timonin me një fuqi shumë të madhe, që unë e prisja, kështu që ai e ka timonin vetëm, ashtu sikurse e mori. Mendoj se sot më shumë se kurrë ai ia ka marrë dorën makinës dhe mund ta ngasë pa duar. Timoni ka frikë të kthehet majtas-djathtas, vazhdon ecën.

Nuk duket asnjë shenjë që ai mund të humbë kontrollin. Ai e ka ruajtur keq timonin sepse ka rënie të demokracisë, jeta është bërë më e trishtuar, ai vetë nuk reflekton energji pozitive si njeri dhe si kryeministër, transmeton vetëm energji negative nga të gjitha dritaret ne Facebook apo ne media. Më keq se kaq nuk mund të shkojë, por për të është shumë mirë. Por kjo nuk është problem për të, për sa kohë pjesa tjetër i bindet”, tha ai i ftuar në Ora Neës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*